Site icon Telegrafi

Përkundër presionit politik, Joe Biden ia ndalon hyrjen Novak Djokovicit në SHBA

Novak Djokovic nuk do të marrë pjesë në turnun e madh – Miami Open, dhe arsyeja tashmë dihet.

Rreth 14 muaj pas sagës shpërthyese që e pa atë të dëbohej nga Melburni një ditë para fillimit të Australian Open, një refuzim për t’u vaksinuar kundër COVID-19 vazhdon t’i dëshmojë atij se nuk është special.

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara e ka përjashtuar Dojkovicin nga hyrja në vendin e tyre, duke ia kujtuar se personat e pavaksinuar nuk kanë çfarë kërkojnë tek ta.

Lexo po ashtu Novak Gjokoviç sërish konsumon pijen nga "shishja misterioze" - dyshohet se ka thyer rregullat e Australian Open

Vendimi i kushtoi serbit një vend në Indian Wells Masters këtë muaj, por ai mendoi se do të luante së paku në Miami Open.

Megjithatë, të premten, drejtori i turneut James Blake konfirmoi se Djokovic nuk do të luante: “Novak Djokovic e kishte bërë të qartë se do të merrte pjesë në Miami Open, por kjo nuk do të jetë e realizueshme”, deklaroi ai për Tennis Channel.

Lexo po ashtu Kanada ia ndalon Djokovicit pjesëmarrjen në ‘Canadian Open’ për shkak të statusit të vaksinimit

“Është e qartë se ne jemi një nga turnetë më të mëdhenj dhe do të donim të kishim të gjithë lojtarët në këtë garë. Ne po përpiqeshim të flisnim me qeverinë, por ai vendim nuk ishte në duart tona, Novak nuk është i vaksinuar”.

Presidenti Joe Biden i rezistoi presionit politik për të lejuar Djokovicin të hynte në ShBA, duke bërë të ditur se asnjë e drejtë e njeriut nuk do të shkelet dhe të gjithë janë të barabartë në aspektin e vaksinimit kundër coronavirusit. /Telegrafi/

Exit mobile version