Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar për të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Pallatin Blenheim.
Me të mbërritur, Zelensky ka ofruar disa komente për transmetuesit jashtë Pallatit Blenheim.
“Që nga ditët e para të pushtimit në shkallë të plotë, Britania e Madhe ka qenë një hap përpara në vendosmërinë e saj për të mbështetur Ukrainën. Ky është lloji i vendosmërisë që ne kemi nevojë për të ndaluar terrorin rus”, deklaroi Zelensky, shkruan skynews.
“Për ne është shumë e rëndësishme të jemi këtu, për Ukrainën, veçanërisht në këto periudha”, shtoi lideri ukrainas.
The countries of the European area are gathering for the fourth time at the European Political Community Summit to discuss common issues and challenges. I have arrived in the UK to participate in the Summit, hold bilateral meetings with partners, and sign new security agreements.… pic.twitter.com/lOpTJE63nK
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) July 18, 2024
Zelensky vazhdoi: “Është një periudhë e vështirë për ne, është shumë e rëndësishme të ruhet uniteti në Evropë, sepse gjithmonë ky unitet çon në vendime të forta”.
Ndryshe, presidenti ukrainas tha se do të fokusohet në mbrojtjen ajrore dhe energjinë.
Për kryeministrin e ri britanik, Keir Starmer, ai tha: “Unë mbështetem në mbështetjen e tij, sepse me të vërtetë Mbretëria e Bashkuar demonstroi lidership që në fillimet e sulmeve ruse”. /Telegrafi/