Raportimet e fundit që vijnë nga Italia, shkruajnë se Mattia Perin e ka pranuar ofertën e Juventusit, ndërsa tani po negociohet me Genoan.
Gianluigi Buffon pritet që të enjten ta zyrtarizojë pensionimin nga futbolli, ndërsa Bianconerët si portieri tjetër e kanë edhe Wojciech Szczesnyn që e kishin blerë sezonin e shkuar.
Në javën e shkuar u pa një interesim i Juventusit për Perinin, me drejtorin gjeneral Giuseppe Marotta, i cili i pranoi negociatat.
Gazzetta dello Sport shkruan se Bianconerët e kanë si zgjedhje të parë për portier dhe duan ta sjellin në Torino.
Mësohet se Juve e vlerëson portierin 12 milionë euro, ku i kanë mbetur vetëm edhe një vit në kontratë.
Genoa nuk dëshiron të lëshojë pe nën 20 milionë euro dhe aktualisht ka diferenca të mëdha mes palëve.
Perin ka marrëveshje me Zonjën e Vjetër për një pagë prej 2.5 milionë euro në sezon.
Ai beson që mund të konkurrojë me polakun Szczesny për një vend në formacion. /Telegrafi/