Telegrafi

Përgjimet që ‘fundosën’ policët në Aeroportin e Rinasit

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar mbrëmjen e së hënës masat e sigurisë për tetë efektivë të komisariatit të Rinasit pas një hetimi një-vjeçar.

Skema e kalimit drejt vendeve të Bashkimit Evropian të personave të cilët e kishin të ndaluar është bërë pas arrestimit të Eno Sulejmanit pasi në mars të këtij viti u kap me 1 kg kokainë në makinë.

Pas zbërthimit të tabulateve telefonike janë zbuluar komunikimet që Eneo Suljemani kishte me Briken Tereziun, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor.

Ky i fundit është shpallur në kërkim, ndërsa gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Në qeli do t’i komunikohet masa arrest me burg Eneo Sulejmanit. Për 3 efektivët e tjerë, Sokol Xhika, Aris Drini dhe Ermal Mesi gjykata ka vendosur masën arrest shtëpie.

“Detyrim paraqitje” është vendosur për Argil Hasa, Ylli Prençi, Enkis Aliaj dhe Rei Shenjtolli.

Mbi 200 persona të deportuar, persona me masë sigurie, tejkalim të ditëve të qëndrimit dhe të mitur të papajisur me prokur nga prindërit kanë kaluar territorin e Shqipërisë drejt vendeve të BE-së.

Eneo Sulejmani ka në pronësi një agjenci turistike dhe përmes saj teksa iu priste biletën pasagjerëve komunikonte me efektivin Tereziu për të bërë verifikimet në sistemin TIMS në mënyrë që më pas t’i lejonin të udhëtonin jashtë vendit.

Në varësi të problematikës efektivi i Rinasit jepte udhëzimet mbi itenerarin e udhëtimit që duhet të bënte pasagjeri, ku destinacion fillestar ishin aeroportet e vendeve që nuk janë në BE dhe më pas kryerjen e fluturimit tranzit drejt vendeve të BE.

Euronews Albania disponon dosjen e komunikeve mes Eneo Sulejmanit dhe efektivëve.

Komunikimet janë zhvilluar në ëhatsapp dhe apilikacionin Signal, ku në njërin prej rasteve kërkohet për tu kaluar jashtë vendit një person që ishte në “Arrest shtëpie”.