Edhe pse nuk dëshironte të fliste shumë rreth ndarjes së tij nga Shakira, Gerard Pique, iu përgjigj një pyetjeje nëse ai e kishte dëgjuar “Music Sessions, Vol. 53″.
Këngëtarja kolumbiane e publikoi projektin e lartpërmendur në bashkëpunim me Bzrp dhe hiti i tyre përfshinte shumë akuza për ish-qendërmbrojtësin e Barcelonës.
“Po padyshim e kam dëgjuar”, tha Pique gjatë një interviste me RAC1. “Nuk dua të flas për këtë, nuk mendoj se duhet të flas për të”.
Pas një heshtjeje të gjatë, Pique theksoi se gjithçka që dëshiron është që fëmijët e tij të jenë të lumtur.
“Unë nuk dua të flas për këtë”, vuri në dukje ai.
“Ne kemi një përgjegjësi, ne që jemi prindër duhet të mbrojmë fëmijët tanë. Secili merr vendimet e veta”, theksoi ish-futbollisti.
https://www.youtube.com/watch?v=YOHpmBsDceU
“Nuk kam dëshirë të flas më, dua që fëmijët e mi të jenë mirë. Kam pasur gjithmonë një marrëdhënie të ngushtë me fëmijët e mi”.
Ndarja e Piques dhe Shakiras bëri bujë të madhe duke u publikuar edhe shumë gjëra të tjera që fshihen pas kësaj.
Ata u ndanë në qershor të vitit të kaluar me një deklaratë të përbashkët të publikuar në rrjete sociale.
Ndarja e tyre erdhi pas raportimeve se Gerard e tradhtoi Shakiran me Clara Chian. /Telegrafi/