Please enter at least 3 characters.

Përfundon edicioni i katërt i Kampionatit Ndërkombëtar të Volejbollit mes kompanive të Grupit BALFIN - Shpallet fituesi nën atmosferë dhe emocione

2024/11/a4204590-181c-48a3-a6e0-0ab59d3d7de7.jpeg

U përmbyll me sukses edicioni i katërt i Kampionatit Ndërkombëtar të Volejbollit BALFIN.

Në këtë kampionat të përvitshëm, marrin pjesë punonjës të kompanive të Grupit BALFIN, nga të gjitha vendet ku ndodhet i pranishëm. Këtë vit, katër ekipet finalistë ishin ACREM, NeptunMaqedonia, BALFINConstruction dhe Neptun Kosova.

Ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja e madhe u zhvilluan në Parkun Olimpik “Feti Borova” në Tiranë,  ku ishin të pranishëm edhe punonjës të tjerë të Grupit, për mbështetje, por edhe për ta kaluar ndryshe kohën e lirë, nën një atmosferë të këndshme dhe nën emocione që  përçon një lojë garuese.

Në finalen e zhvilluar mes ACREM dhe Neptun Kosovës, pas një ndeshjeje të fortë, ekipi ACREM arriti të fitojë kupën e edicionit të katërt të Kampionatit Ndërkombëtar të Grupit BALFIN.

Menjëherë pas përfundimit të kësaj ndeshjeje finale, Drejtoresha Ekzekutive e Grupit, Edlira Muka, mbajti një fjalim përshëndetës dhe mes rreshtave u shpreh se Kampionati Ndërkombëtar i Volejbollit BALFIN reflekton bashkëpunimin dhe forcën e punës në ekip që mbizotëron në Grupin BALFIN.

“Ky kampionat tregoi se puna në ekip është vërtetë e rëndësishme. Ndihem e lumtur kur shoh se edhe kur humbasim apo nuk arrijmë të shënojmë pikë, ne vazhdojmë të mbështesim njëri-tjetrin”, tha Edlira Muka, e cila më pas i dorëzoi trofeun fituesve.

Kapitani i ekipit fitues ACREM, Artan Picari, tha se fitorja është rezultat i dedikimit dhe punës së palodhur gjatë përgatitjeve.

“Vlerësoj pjesëmarrjen në këtë kampionat si në çdo kampionat tjetër, por ky është edhe më i veçantë sepse përfshin kompani jashtë Shqipërisë, por që janë pjesë e Grupit BALFIN”, shtoi Picari.

Vendi i dytë shkoi për Neptun Kosova, kompaninë që ka fituar kupën e edicionit të parë të Kampionatit Ndërkombëtar të Volejbollit BALFIN.

Çmimi për "Lojtarin më të Mirë Mashkull" u dha për Elio Zhllimën nga ACREM, ndërsa çmimi për "Lojtarin më të Mirë Femër" shkoi për kapitenen e ekipit Neptun Kosova, Drita Nivokazi.

Ajo e konsideroi kampionatin si një mundësi të shkëlqyer për t’u socializuar me punonjës nga kompani të tjera të Grupit, por edhe për të kaluar kohë cilësore jashtë rutinës së punës.