Largimi i Cristiano Ronaldos drejt Arabisë Saudite shënonte edhe fundit e rekordeve të jashtëzakonshme në të gjitha garat ku ka luajtur.
Superylli portugez u largua nga Manchester Unitedi në fund të vitit të kaluar dhe nënshkroi me klubin Al Nassr një kontratë me përfitime marramendëse.
Rivali i tij më i madh, Lionel Messi, ka vendosur po ashtu të largohet nga Evropa. Ai do ta vazhdojë karrierën në Amerikë.
Argjentinasi i jashtëzakonshëm ka arritur marrëveshje që t’i bashkohet klubit Inter Miami në MLS.
Kjo do të thotë se Messi nuk do të luajë më në Ligën e Kampionëve dhe do të mbetet shumë prapa Ronaldos në garën për golashënuesin më të mirë në histori të ligës elitare evropiane.
Duke luajtur me Manchester Unitedin, Real Madridin dhe Juventusin, CR7 i ka shënuar 140 gola në garën më të madhe për klube, derisa Leo me Barcelonën dhe Paris Saint-Germainin mbete në kuotën e 129 golave. /Telegrafi/