Lucas Perez do të largohet nga Arsenali dhe këtë e ka konfirmuar vetë lojtari.
Spanjolli ka bërë të qartë se është i hidhëruar me klubin pasi ata nuk kanë shfaqur respektin e tij ndaj tij.
Së fundmi në garë për transferimin e tij është futur edhe skuadra gjermane Bayer Leverkusen.
Gjermanët kanë gati 12 milionë euro për transferimin e spanjollit në Bundesliga.
Gjithsesi dëshira e Perez mbetet të rikthehet në La Liga, ku po e pret ish-skuadra e tij Deportivo La Coruna.
Perez ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2020. /Telegrafi/
ENJ 8:52.MD