Gjatë prillit të vitit të kaluar është djegur furra e njohur “Adriatiku” në Mitrovicë.
Kjo furrë ishte më e vjetëra dhe më e njohura në Mitrovicë, derisa qytetarët fituan besimin e tyre ndër vite tek cilësia dhe kualiteti i produkteve që ofronte kjo furrë, shkruan Telegrafi.
Djegia e furrës nuk nuk u mirëprit nga qytetarët e zonës.
Renovimi i furrës zgjati disa muaj, derisa rihapja e saj në dhjetor zgjoi përsëri entuziazmin e blerësve për të qenë sërish pranë këtyre produkteve.
Kujtojmë që pikërisht nga kjo furrë e ka zanafillën edhe historia e “perecave” të njohur të Mitrovicës.
Qytetari, Zeqir Kurti për Telegrafin tha se është blerës në këtë furrë prej 60 vitesh, derisa tregoi se buka është cilësore, por ai i veçoi perecat.
Ai tha se ka parë blerës që kanë marrë numër të madh të perecave, duke kaluar kështu shifrën 100.
“Kam parë persona që kanë marrë deri 180 pereca, pastaj nga 40, 50 e 60 pereca”, u shpreh qytetari.
Sipas tij, rihapjen e furrës “Adriatiku” e ka mirëpritur gjithë qyteti.
“E kemi mirëpritur gjithë qyteti për shkak të bukës që është kualitet”, përfundoi qytetari. /Telegrafi/