Blenderët janë të shkëlqyeshëm për ‘smoothie’ dhe salca – por tehet priren të bëhen të dobëta me përdorim.
Mprehja e teheve me dorë është një telash, zëvendësimi i tyre është thjesht i shtrenjtë. Pra, cila është zgjidhja? Lëvozhgat e vezëve.
Si të përdorni lëvozhgat e vezëve për të mprehur tehet e blenderit?
Përdorimi i lëvozhgave të vezëve për të mprehur tehet në blenderin tuaj nuk mund të jetë më i thjeshtë.
Sipas një këshille nga Shifrah Combiths, ngrini lëvozhgat e vezëve derisa të jeni gati për t’i përdorur ato. Më pas vendosini në blenderin tuaj, shtoni ujë të mjaftueshëm për të mbuluar lëvozhgat e vezëve dhe ndizni makinën derisa të jenë copëtuar plotësisht. Pasi të keni mbaruar, hidhni pastën e lëvozhgës së vezës në koshin e plehrave.
Lani blenderin tuaj tërësisht me shmapo dhe ujë më pas dhe do të jeni gati për veprim. /Telegrafi/