Sonte në emisionin “Përballje” në RTV Dukagjini e Telegrafi do të diskutohet për internetin dhe privatësinë. Çka po ndodh me Facebook-un dhe çfarë ndryshimesh po bëhen?
A ka privatësi në internet dhe çfarë të dhënash i posedojnë Facebook dhe Google e kompani të tjera.
Ku është Kosova në këtë temë dhe çfarë hapash institucional janë ndërmarrë?
A është Kosova e prekur nga vjedhja e të dhënave personale dhe çfarë duhet të dini për Facebook-un dhe shpërndarjen e informatave?
Për të diskutuar për këto tema Muhamet Hajrullahu ka ftuar:
Jeton Arifi – nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Bardha Ahmeti – OJQ “LENS”
Valon Canhasi – Hallakate
Hekuran Doli – Ekspert i sigurisë kibernetike
Emisioni “Përballje” është prodhim i Telegrafit me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu dhe transmetohet çdo të premte në ora 21:10 në RTV Dukagjini e Telegrafi.