Natyrisht që të gjithë personat që kanë stil dhe elegancë janë të apasionuar pas të përsosurës, të bukurës, eksplorimit nga gjërat minimaliste deri tek më e guximshmja.
Nuk thonë kotë “stili është me t’leme”.
Stili është gjithmonë një element i personalitetit, karakterit dhe eleganca është një mënyrë sjelljeje, e folure, aftësia për të kombinuar veshjet pra një dhunti e pagabueshme.
Personat elegantë dhe me stil i karakterizon “cilësia e lartë në çdo detaj”, kur flasim për detaje atëherë është fjala gjithëpërfshirëse, jo vetëm për veshmbathje, por stili dhe eleganca është kudo: në lifestyle tuaj, dekorin e dhomës suaj, kuzhinës suaj.
Andaj Stili nuk bërtet dhe dikush tha se bashkimi i forcave krijuese sjell rezultate autentike.
Shumë shpejt do ta shohim se kuuuush?!