Site icon Telegrafi

Për shkak të tërmetit në Kroaci, lëvizë kulla historike e kishës në Pag

Tërmeti me magnitudë 4.8 sipas shkallës Rihterit goditi dje rajonin e gjerë të Zarës, por sipas informacioneve të deritanishme, nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme të konsiderueshme materiale, njoftoi Drejtoria e Mbrojtjes Civile.

Lexo po ashtu Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Sizmografët e Shërbimit Sizmologjik të Republikës së Kroacisë regjistruan tërmetin në orën 18:43, me epiqendër 15 kilometra në verilindje të Starigrad Paklenicës.

Intensiteti i tërmetit në epiqendër ishte VI gradë sipas shkallës EMS dhe lëkundjet u ndjenë në një zonë të gjerë të Dalmacisë, Likës dhe madje edhe në disa pjesë të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Sipas drejtoreshës së Parkut Kombëtar Paklenica, epiqendra e tërmetit ishte në një lartësi prej 1600 metrash mbi nivelin e detit, mbi shtëpinë malore Paklenica.

Si pasojë e tërmetit, kulla e kishës në Pag ka lëvizur, shkruan index.hr.

Për shkak të rrezikut nga rënia e pjesëve të kullës, zona përreth është rrethuar. Një inspektim i detajuar i kullës pritet të kryhet, së bashku me masa të tjera sigurie.

Një ditë më parë, në Pag u regjistrua edhe një tërmet me magnitudë 3 sipas Rihterit. Një kamerë sigurie kapi momentin e tërmetit në ishullin Zlarin, ku në pamje shihen varkat në port duke u lëkundur për disa çaste. /Telegrafi/

Exit mobile version