Site icon Telegrafi

Djali i Fadil Vokrrit, Gramozi në përurimin e shtatores së babait të tij: Me angazhim e vullnet mund të arrihet gjithçka

Gramoz Vokrri, djali i legjendës së futbollit të Kosovës Fadil Vokrri, ka folur gjatë zbulimit të shtatores së babait të tij pranë stadiumit në kryeqytet.

Vokrri tha se kjo shtatore le të shërbejë si inspirim se me punë e vullnet arrihet gjithçka.

“Përtej kësaj pune shumë të bukur, jam edhe unë pak i emocionuar por prapë le të shërbej kjo për të ardhmen tonë që për gjeneratat e reja të jetë një inspirim se me punë dhe me angazhim e vullnet mund të arrihet gjithçka”.

“Ky stadium, kjo kombëtare është një realitet i padiskutueshëm që u krijua falë këtij mentaliteti”, u shpreh ai.

Menjëherë pas ceremonisë së zbulimit te shtatores, në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohen edhe dy ndeshje miqësore.

Aty do të përballën veteranët e Kosovës dhe te Shqipërisë edhe po ashtu edhe skuadra Prishtina 1991 dhe Llapi. /Telegrafi/

Exit mobile version