Ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski në takimin e sotshëm me prodhuesit e Stajkovcit dhe Creshevës tha se “Për vitin 2019 përmes BE-së u dakorduam 15 milionë euro përkrahje për bujqësinë e Maqedonisë. Me 3.5 milionë euro nga to do të ndërtohen sisteme të reja të ujitjes, ndërsa me 4.5 milionë euro fabrikë për trajtimin e mbeturinave nga kafshët e ngordhura”.
Me përfshirjen e Bashkimit Evropian, thoksoi Nikollovskit, bujqit e Maqedonisë subvencionet do t’i marrin në mënyrë direkte nga BE-ja. Gjithsej 400 miliardë euro janë parashikuar në buxhetin e BE-së për vitin 2014-2020 për zhvillimin e bujqësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Anëtarësimi në BE dhe NATO do të thotë më shumë mjeteve evropiane për subvencionim, për mekanizëm, për të ardhura më të larta, prodhimtari më të mirë, bujqësi e mirëmbajtur dhe moderne, më shumë punësime në mjediset rurale dhe nxite të rritjes ekonomike”, thotë Ministri i Bujqësisë Nikollovski.
Ai përkujtoi se vetëm këtë viti përmes IPARD 2 Programit, Komisioni Evropian i ka ndarë Maqedonisë mbi 12 milionë euro për investime në ekonomitë bujqësore, kapacitet përpunuese, mjediset rurale, për zhvillimin e bizneseve ekzistuese dhe të reja, si dhe për infrastrukturën publike rurale.
Në bisedën me prodhuesit e dy fshatrave të Shkupit ku dominon kopshtaria, ai dëgjoi propozimet e tyre për zhvillimin e bujqësisë./Telegrafi/