Pep Guardiola ka pohuar se ai nuk ka energji të veçantë për të pasur një karrierë të gjatë si Roy Hodgson.
Bosi i Manchester Cityt mund të konsideorhet si menaxheri më i mirë i gjeneratës së tij.
Por, të drejtuarit e një skuadre deri në moshën 70 vjeçare është një gjë që Guardiola e ka hedhur poshtë.
“Duhet të keni energji të veçantë dhe mendoj se në moshën 71 vjeçare, është vetëm Roy Hodgson që mund ta bëjë. Unë? Asnjëherë. E pamundur”.
“Roy Hodgson e do futbollin. Është e pabesueshme. Kur ajo ndodh, është për shkak të vet pasionit”.
“Do të jetë mirë ta shoh atë sërish të dielën”, potencoi Guardiola. /Telegrafi/