Site icon Telegrafi

Pep Guardiola me fjalë të mëdha për Interin: Janë sërish kandidat për të luajtur në finale

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, beson se Interi është një kandidat për finalen e Ligës së Kampionëve për sezonin 2023/24, duke i lavdëruar edhe për fitoren e madhe në derbi ndaj Milanit.

Guardiola foli për mediat të hënën në prag të ndeshjes së fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve kundër Crvena Zvezda.

Kjo është ndeshja e parë e Manchester Cityt si kampion evropian në fuqi pas fitores 1-0 kundër Interit në finalen e Stambollit qershorin e kaluar.

Kur u pyet për kujtimet e tij nga fitorja ndaj Nerazzurrëve, Guardiola u përgjigj: “Nuk e kam parë ndeshjen. Aspak, shikoni çfarë ndodhi me ekipin që mundëm. Liga italiane, derbi i fituar 5-1”.

“Kisha ndjenjën se ishte një ekip tepër i fortë. Ata e dëshmojnë këtë, një ndeshje e ngushtë ishte. Fati ishte nga ne. Ndjenja më parë, sa i vështirë ishte Interi, një kandidat për të qenë sërish atje. Më pëlqen të mund skuadra të ndryshme, finalja ishte konkurruese”, ka thënë Guardiola.

Lexo po ashtu Real Madridi dhe Barcelona dominojnë 'biznesin' e fanellave: Sa fitojnë klubet nga reklamat?

Interi siguroi një fitore me rezultat 5-1 kundër rivalëve të qytetit Milanit të shtunën dhe është lider në Serie A me 12 pikë në katër ndeshje.

Asnjë ekip tjetër italian nuk i ka fituar të katër ndeshjet hapëse të sezonit këtë sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version