Shefi ekzekutiv i Amazon, Jeff Bezos ka vendosur që në moshën 57 vjeçare të tërhiqet nga drejtimi i kompanisë.
Pas pensionimit, Bezos pritet t’i merr me vete hiq më pak se rreth 200 miliardë dollarë, një pasuri marramendëse që është 739,489 herë më shumë se vlera mesatare e një amerikani në moshën 65 vjeç.
Siç njoftojnë mediet ndërkombëtare, përcjell Telegrafi, 27 vite pas themelimit të kompanisë, Bezos do të heqë dorë për të marr drejtimin e kryetarit ekzekutiv të bordit të gjigantit botëror të tregtisë në internet.
Ai pritet t’i kushtojë më shumë kohë iniciativës “Bezos Earth Fund”, kompanisë së anijeve kozmike “Blue Origin”, gazetës “The Washington Post” dhe fondit “Amazon Day One Fund”.
Bezos gjatë vitit të kaluar, mori një pagë prej 81,840 dollarë dhe 1.6 milion dollarë kompensim.
Gjatë 2020-së, pasuria e tij neto u rrit për në 75 miliardë dollarë, ndërsa pandemia COVID-19 dërgoi shitjet e kompanisë në stratosferë, duke rritur ndjeshëm aksionet.
I pari i Amazonit, i cili bën më shumë para çdo sekondë sesa një punëtor mesatar amerikan në një javë, ka tërhequr kritika për pasurimin, derisa mijëra punëtorë në kompaninë e tij jetojnë në vështirësi ekonomike.
Ai do të zëvendësohet nga shefi ekzekutiv i Amazon Web Services, Andy Jassy. /Telegrafi/