Site icon Telegrafi

Penélope Cruz ndryshon pamjen me një prerje flokësh kryesisht të shkurtër në tapetin e kuq

gettyimages

Viti i ri, kërkon një model të ri flokësh!

E para ishte Jennifer Aniston, që u shfaq në tapetin e kuq të Golden Globes me prerjen ndoshta më të shkurtër në historinë e jetës së saj, që pas rolit të Rachel te “Friends”. Tani, është momenti i lavdisë së Penelope Cruz!

Aktorja i habiti të gjithë kur u shfaq në “14th Governors Awards”, e veshur me një fustan të bardhë, që nxirrte në pah tonet e lëkurës së nxirë dhe bukurinë mesdhetare, ndërsa sytë e të gjithëve mbetën te modeli i ri i flokëve.

Prerja gjysmë-bob, ndoshta do të jetë kryefjala e stilit të flokëve për 2024-ën, për sa kohë që një tjetër grua e famshme zgjedh të bëj këtë ndryshim në pamje.

gettyimages

Flokët e prera shkurt, me tonet e lezetshme të nuancës karamel, kombinoheshin me grimin latte. Një stil i bukur që thekson tiparet e aktores, por njëherësh sjell edhe atë që duket se do të jetë trendi i këtij viti sa i takon modelit të flokëve.

Pak ditë më parë, ishte aktorja Jennifer Aniston që guxoi me prerjen alla Rachel, të rolit të famshëm në serialin “Friends” dhe tani është radha e Penelope që t’i befasojë të gjithë.

Flokët e gjatë dhe me shkallëzim, ia kanë lënë vendin atyre të shkurtër në versionin gjysmë-bob, citon Anabel.

Siç duken gjërat, kjo formë eksperimentimi me modelin e flokëve do të prekë edhe yje të tjerë të showbiz-it gjatë këtij viti!

gettyimages

/Telegrafi/

Exit mobile version