Ozzy Osbourne ka thënë se kishte menduar se po vdiste pasi ishte rrëzuar në shtëpinë e tij në Los Angeles vite më parë dhe e kishte lënduar qafën.
Në një intervistë prekëse për Good Morning Britain, frontmeni i “Black Sabbath” dhe bashkëshortja e tij, Sharon, kanë folur për problemet shëndetësore të rokerit, diagnostikimi me sëmundjen Parkinson dhe për martesën e tyre që për pak sa nuk përfundoi.
“Kur rashë në dysheme, mbaj mend se mendova me vete: ‘More fund Ozzy’. I thash Sharonit: ‘A mund ta thërrasësh një ambulancë, mendoj se e kam thyer qafën”, ka treguar 71-vjeçari.
Ozzy ka thënë se e ka ditur që nga viti 2003 se vuante nga sëmundja Parkinson, por nuk e bërë publike. Muzikanti është duke kërkuar trajtim në Zvicër dhe shpreson që ta përmirësojë sistemin imunitar.
Osbourne ka rrëfyer se rrëzimi e ka ndryshuar shumë dhe është penduar tej mase që për pak sa e humbi bashkëshorten për shkak të tradhtive me shumë femra.
Rokeri ka shkuar në rehabilitim për t’u shëruar nga vartësia nga seksi dhe kështu e ka mbajtur martesën 38 vjeçare me Sharon. /Telegrafi/