Site icon Telegrafi

Pendarovski shkarkoi pjesëtarët e URMV-së që u avancuan nga Ivanovi

Presidenti Stevo Pendarovski nënshkroi dekrete për shkarkimet, emërimet dhe avancimet në ushtri, njoftojnë nga kabineti i tij.

Presidenti Pendarovski veproi sipas vendimit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, i cili vendosi që ish-presidenti i Shtetit, Gjorge Ivanov, me dekretet e miratuara për emërimet në Ushtri më 25 shkurt të këtij viti gjatë periudhës së zgjedhjeve, ka kryer veprime që është e ndaluar gjatë procesit zgjedhor.

Pendarovski e shkarkoi brigadieri i përgjithshëm Jordev Dragan Orce dhe e emëroi për zëvendëskomandant të komandës së përbashkët të operacioneve në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Exit mobile version