Komuna e Pejës ka publikuar agjendën festive të shënimit të 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit të qytetit dhe ka njoftuar se do të bëhet edhe binjakëzimi me komunën e Ulqinit të Malit të Zi.
Kryetari i kësaj komune Gazmend Muhaxheri, ka bërë të ditur se në vrazhdën e manifestimeve për Ditën e Çlirimit, më datë 15 qershor do të mirëpresin kryetarin e Ulqinit Genci Nimanbegu, ku do të zyrtarizojnë ratifikimin për binjakëzimin e këtyre dy qyteteve shkruan Telegrafi.
‘Në mesin e aktiviteteve të shumta, më 15 qershor ne do të presim kryetarin e Ulqinit, kolegun Genci Nimanbegu, me ç’rast do të firmosim edhe zyrtarisht ratifikimin e marrëveshjes për binjakëzimin e komunës së Pejës me komunën e Ulqinit. Aktivitetet ceremoniale kryesore do të vazhdojnë më 16 Qershor, me ngritjen e Flamurit, homazhet dhe me seancën solemne të Asamblesë. Me këtë rast, urojë qytetarët e komunës së Pejës për këtë 25 vjetor të Lirisë”, ka thënë Muhaxheri, për Radio 1 transmeton Telegrafi.
Të gjitha manifestimet dhe aktivitet që fillojnë nga 12 qershori, për tu përmbyllur më 16 qershor, do zhvillohen nën patronatin e kryetarit të komunës Gazmend Muhaxheri. /Telegrafi/