Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka përshëndetur veprimet e organeve të drejtësisë në luftimin e dukurive negative.
Peci ka thënë se veprimet e ndërmarra nga organet e rendit dhe të drejtësisë për luftimin e këtyre dukurive janë shembull i mirë.
“Mbetem i përkushtuar në luftën kundër tentativave të tilla, krimit dhe korrupsionit. I falënderoj bujqit tanë për bashkëpunim dhe ndarje të informacioneve me ne dhe organet e rendit, si dhe i inkurajojmë ata që edhe në të ardhmen t’i denoncojnë parregullsitë dhe tentativat e tilla negative”, tha Peci. /Telegrafi/