Site icon Telegrafi

​PDK shprehin shqetësimin për paralajmërimet për rritjen e çmimit të energjisë elektrike

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas paralajmërimeve se do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Zëdhënësi i kësaj partie, Blerand Stavileci ka thënë se qytetarët nuk mund të përballojnë edhe një barrë të re financiare. A

Para mediave, Stavileci se Kosova po përballet me një rritje të ndjeshme të kostos së jetesës.

“Nuk mund të mos shprehim shqetësimin tonë për paralajmërimet për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në këtë periudhë të krizës ekonomike. Kosova po përballet me një rritje të ndjeshme të kostos së jetesës në pesë vitet e fundit dhe qytetarët nuk mund të përballojnë edhe një barrë të re financiare. Mjaft më me barra të paarsyeshme dhe të pandershme në kurriz të qytetarëve. PDK ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në anën e qytetarëve, duke mbrojtur interesin e tyre dhe duke kundërshtuar vendimet që rëndojnë jetesën e familjeve kosovare si dhe duke punuar çdo ditë që ta përmirësojë standardin e tyre”, u shpreh ai. /kp/

Exit mobile version