Site icon Telegrafi

PD do të vazhdojë protestat kundër parkut të lojërave

Partia Demokratike (PD) do të vijojë të kundërshtojë punimet për parkun e lojërave të fëmijëve në kodrat e Liqenit Artificial dhe këtë qëndrim e ripërsëriti edhe njëherë tjetër Lulzim Basha.

Basha thotë se në lojë nuk bëhet fjalë vetëm për mbrojtjen e parkut, por të ligjit.

“13 burra e të rinj demokratë, që u ngritën për të mbrojtur parkun e ligjin, që u dhunuan brutalisht dhe u rrëmbyen me policë me maska, e u mbajtën 3 ditë në arrest të paligjshëm, dolën të lirë, më të vendosur e me më shumë energji për t’i shërbyer kësaj kauze të qytetit, të vendit dhe demokracisë. Në sytë e në zërin e këtyre burrave ka vetëm vendosmëri dhe entuziazëm për të vazhduar me forcë betejën me tiraninë”, thotë Basha.

Pasi shpreh mirënjohjen për 13 të ndaluarit nga policia në protestën e para disa ditëve për kundërshtim të forcave të policisë, Basha thotë se kauza e tyre sot ka bërë bashkë gjithë qytetarët.

“Sot, bashkë me demokratët e mbarë qytetarët e vendit, jemi më të bashkuar e në shumicë absolute për të mbrojtur qytetin, ligjin, demokracinë para oligarkisë dhe bandës në ikje”, deklaron ai. /Telegrafi/

Exit mobile version