Site icon Telegrafi

Pavarësisht thashethemeve, Nita Latifi thotë se me Diola Dostin ruan raporte të mira miqësie

Foto: Screenshot/Instagram

Ish-banoret e Big Brother VIP Albania 2, Nita Latifi dhe Diola Dosti, u bënë mikesha të ngushta gjatë qëndrimit në shtëpi.

Ata krijuan një raport shumë të mirë me njëra-tjetrën, gjersa ndanin gjëra të shumta së bashku.

Pas përfundimit të BBVA u tha se vajzat kanë prishur raportet dhe se nuk janë më sikur ishin dikur.

Foto: Screenshot/YouTube

Këtyre aludimeve u ka dhënë së fundmi një përgjigje këngëtarja e njohur gjatë një interviste në “S’e luan topi”.

Lexo po ashtu Beteja me tumorin, Nita Latifi rrëfen frikën që përjetoi në Big Brother VIP Albania

Bukuroshja nga Kosova u shpreh se ruan raporte të mira me Diolën, por për shkak të angazhimeve nuk kanë pasur mundësi të takohen.

“Nuk është e vërtetë. I kam parë lajmet që kanë qarkulluar. Jemi sërish shoqe por nuk kemi pasur kohë të takohemi”, tha Latifi.

Si shumë nga ish-konkurrentët e tjerë, edhe Nita po shijon famën pas daljes nga shtëpia. /Telegrafi/

Exit mobile version