Ferizaj ishte duke fituar deri në fund të ndeshjes së parë në edicionin 2022/23 ndaj Gjilanit, por që në minutat e fundit pësuan humbje.
Gjilanasit shënuan fitore 3-2 në shtëpi, derisa Abnor Morina ka thënë se ishte i kënaqur me lojën që treguan lojtarët e tij.
“Gjilani luajti mirë si gjithmonë. E uroj për fitoren dhe e uroj për suksese në vazhdim. Ne gabuam. Ishin gabime njerëzore”, ka thënë fillimisht trajneri i Ferizajt për Art Sport.
“Në përgjithësi isha i kënaqur me lojën dhe i përgëzoj djemtë për paraqitjen”.
“Morëm golat nga ndërprerjet, por kjo është pjesë e lojës së futbollit”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/