Shpesh mund ta gjeni veten duke udhëtuar në makinën tuaj për më shumë kohë.
Por, është koha të hiqni aromat e lira të ajrit në një përpjekje për ta mbajtur makinën tuaj me erë të këndshme, sepse një kapëse rrobash druri do të kryejë punë – dhe funksionon edhe në shtëpinë tuaj.
Pastruesit profesionistë kanë rënë dakord që mënyra më e mirë dhe e lehtë për të mbajtur erë të freskët makinën tuaj është të përdorni kapësen nga vendi ku del ajri.
Thjesht shtoni disa pika vaj esencial të preferuar, i cili do të absorbohet nga druri.
“Kjo është një ide e mrekullueshme për një aromatizues pa shpenzime” zbuloi një komentues. “Unë e dua këtë, është një alternativë e këndshme, natyrore”, shtoi një tjetër. /Telegrafi/