Mesfushori i Romës, Javier Pastore, ka folur për shokun e tij që e kishte te PSG, Neymarin.
Sipas tij është e pamundur që Neymar të largohet nga PSG këtë verë, pasi klubi beson shumë në të.,
“Është e pamundur që Neymar të largohet nga PSG, këtë verë”.
“PSG bëri një investim shumë të madh me të. Ata mbështeten shumë te Neymari, si lojtar dhe si person”.
“Sezonin e kaluar ai pati fat të keq, sepse u dëmtua në momentin kryesor të garës”.
“Ky vit do të jetë një rast i mirë për të, që të jetë në gjendje të tregojë kualitetet. Kjo ka rëndësi. Me dëshirën e Zotit, shpresoj se ai mund të fitojë shumë gjëra të rëndësishme te PSG”, ka thënë Pastore.
Neymar sezonin e shkuar ka zhvilluar 20 ndeshje në kampionat dhe kishte shënuar 19 gola.
Për brazilianin interesim shumë të madh në kohët e fundit ka shfaqur Real Madridi. /Telegrafi/