Një video amatore rrëqethës shfaq pasojat e një serie të tornadove që goditën Shtetet e Bashkuara gjatë fundjavës së kaluar – ku si pasojë humbën jetën pesë persona.
Jesse Rossi, e bija e tij 12-vjeçe dhe nëna e saj ishin shumë afër vdekjes derisa po udhëtonin në afërsi të Marietta në jug të Oklahomas, transmeton Telegrafi.
Vetura e tyre për pak sa nuk u përplas direkt nga një kamion që u rrokullis nga erërat e fuqishme, kurse tërë ngjarja u regjistrua dhe transmetua drejtpërdrejt në Facebook.
Në anën tjetër një ngjarje tjetër në Nebraska, tregon pamjet kur një copë e madhe metali bie direkt para veturës së një familje tjetër amerikane, që për fat të mirë i shpëtuan më të keqes.
Mediat amerikane raportojnë se të paktën 25 tornado kanë goditur Shtetet e Bashkuara gjatë të dielës, ku mijëra qytetarë mbetën pa energji elektrike dhe qindra tjerë u lënduan. /Telegrafi/