Një tjetër moment tensioni ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku protagonistë kanë qenë Aldo dhe Gjesti.
Shkak për këtë debat duket të jenë bërë provokimet dhe shakatë e Gjestit për futjen e tij në tualetin e femrave.
Gjestin nuk e ka penguar aspak fakti që tualeti ishte i dedikuar për vajzat, dhe kjo sjellje është parë si një veprim provokues nga Aldo.
“Për pikë të qejfit u futa, veç për të më thënë ti ‘pse po hy në banjo të femrave’”, u shpreh Gjesti duke u përpjekur ta kalojë situatën me humor.
Aldo, nga ana tjetër, nuk i kurseu kritikat dhe ironinë ndaj reperit kosovar. “Kur shkon në lokale, te tualeti i femrave futesh? Hajde ta shosh pak,” iu drejtua ai, duke ngritur pikëpyetje mbi sjelljen e Gjestit.
Megjithatë, Gjesti reagoi në mënyrë ironike duke thënë: “Jam vajzë,” një përgjigje që u duk se e mbylli debatin, por e shtoi tensionin mes dy banorëve. /Telegrafi/