Site icon Telegrafi

Pasdite bomba, paradite vaksina – Izraeli ndihmon Palestinën

Këtë mëngjes, u bë jehonë si një lajm urgjent se Izraeli kishte granatuar përsëri Rripin e Gazës, e cila është nën kontrollin e Palestinës. Dhe tani një tjetër ka mbërritur – ata po dërgojnë vaksina.

Sipas informacionit të fundit të botuar në Twitter nga një gazetar izraelit, Izraeli ka vendosur të dërgojë midis një dhe 1.4 milion vaksina të coronavirusit për palestinezët.

Lexo po ashtu Izraeli sërish sulmon me raketa Gazën

Në kthim, Izraeli do të marrë të njëjtën sasi të vaksinave të reja Pfizer gjatë shtatorit dhe tetorit të këtij viti, u njoftua në Twitter.

Pas pak, postimi u fshi dhe më pas lajmi u botua nga AFP-ja Më herët këtë mëngjes, forcat izraelite goditën Rripin e Gazës, për të cilin ata pretendojnë se është nën kontrollin e militantit Hamas.

Nga ana tjetër, media palestineze pretendon se bombat ranë mbi objektet civile. /Telegrafi/

Exit mobile version