Riyad Mahrez është tërhequr nga skuadra e Algjerisë për arsye personale – bëjnë të ditur mediat angleze. 28-vjeçari është dashur të udhëtonte për në Botsvanë për të zhvilluar një ndeshje kualifikuese për Kupën e Kombeve të Afrikës që është caktuar për të hënën.
Mirëpo, ai nuk ka udhëtuar me pjesën tjetër të ekipit të premten, teksa arsyeja nga trajneri Djamel Belmadi ishte: “Një problem personal që na ka bërë ta lejojmë të largohet”, duke mos dhënë shpjegime të mëtutjeshme.
SunSport ka raportuar më herët se Mahrez është i dëshpëruar, pasi ka mësuar se boksieri i famshëm amerikan, Deontay Wilder, ka flirtuar me gruan e tij.
Burimet kanë thënë se Rita Johal ka kaluar kohë me kampionin e WBC-së në një klub nate në Mancester, mirëpo nuk ka sugjerime se kjo është arsyeja e largimit të Mahrez nga ekipi kombëtar.
Miqtë e futbollistit kanë thënë se njëra prej motrave të tij e kishte tërhequr gruan e Ryad nga boksieri 34-vjeçar.
Ish-modelja 25 vjeçare,e cila është nënë e dy fëmijëve të Mahrez, kishte nisur flirtin me Wilder pasi ishin njoftuar në zonën VIP të një klubi nate ku qëndrojnë të famshmit.
“Ata po bënin një bisedë të afërt, po qeshnin dhe bënin shaka. Shihej se kishte kimi mes tyre dhe një lidhje e vërtetë… Rita kishte dalë me motrat e Riyadit, me të cilat po kalon mirë”.
“Ndërsa atyre nuk iu pëlqente aspak me atë që po ndodhte. Njëra prej tyre shkoi dhe e mori Ritën, për ta larguar nga Deontay, i cili dëshironte ta mbante afër”, ka thënë një burim për The Sun. /Telegrafi/