Pas shkëputjes nga muzika, ish-reperi i njohur nga Gjilani, Fero, ka vendosur që të angazhohet në botën e biznesit.
Ai njoftoi biznesin e tij të ri në tregtinë e makinave dhe gjithashtu edhe hapjen e auto-sallonit të tij.
Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.
“Nga sot hapet, biznesi im i ri dhe ju mirëpresim të gjithëve. Dhe nga sot fillojmë postimin e makinave”, njoftoi ish-reperi i njohur.
Hapja e këtij biznesi nga ish-reperi, shënon qartë një hap të ri për të, pas shkëputjes së plotë nga muzika.
Ai tash e një kohë u shkëput nga bota e artit për t’iu përkushtuar fesë islame, gjë për të cilën edhe vetë ai kishte njoftuar ndjekësit. /Telegrafi/