Robert Gashi, një djalë 18-vjeçar nga Prishtina, i cili një muaj më parë gjeti shpresë dhe shërim nga leukemia në Turqi, përballet sërish me sfida shëndetësore.
Roberti sërish ka nevojë për t’u trajtuar pasi iu ka shfaqur një infeksion i rëndë pas trajtimit që e ka kaluar.
Afërdita Gashi, nëna e tij, e cila është teknike medicinale në QKUK është grua vetushqyese dhe ka nevojë për trajtimin e djalit në ditët e ardhshme.
Ndërkaq, edhe shoqata “Jetimat e Ballkanit” përmes donatorëve e ndihmoj me dy mijë euro dhe apelon tek të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë t’i dalin në ndihmë.
Ky është numri i llogarisë bankare: Afërdita Gashi TEB Bank: XK05 2011000038860083.
Si dhe numri i telefonit: +38345848724. /Telegrafi/