Site icon Telegrafi

Pas reshjeve të shiut, KRU ‘Prishtina’: Pikat e larta të furnizimit me ujë kanë pasur ndërprerje

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se, pikat e larta të furnizimit me ujë kanë pasur ndërprerje, sidomos në orët e vona.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e kompanisë, Arjeta Mjeku duke thënë se, këto reduktime janë si pasojë e vërshimeve në vend dhe kryerjes së punëve me kapacitete të reduktuara.

“Për shkak të vërshimeve në vendin tonë, kemi qenë duke punuar me kapacitete të reduktuara. Pikat e larta furnizuese kanë pasur ndërprerje të ujit, sidomos në orët e vona. Dalëngadalë është duke u stabilizuar gjendja. Të gjitha ekipet i kemi në teren. Besojmë në stabilizim të shpejtë të gjendjes dhe njëkohësisht kërkojmë mirëkuptim”, tha Mjeku.

Po ashtu, reshjet atmosferike në orët e mbrëmjes kanë dëmtuar gypin e ujit në fshatin Hajvali.

Ndërsa, konsumatorët e fshatrave Vragoli, Hencë, Miradi e Ulët, Sllatinë dhe Parku i Biznesit janë pa furnizim me ujë të pijshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version