Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës në Janjevë vizitoi komunitetin kroat, përfshirë familjen e djaloshit njëmbëdhjetëvjeçar, Pashkut.
Gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Thaçit për president, Pashku kishte takuar edhe presidenten e Kroacisë, Kolinda Kitaroviq-Grbariq, Madje, në postimin e saj në rrjetin social Facebook, Kitaroviq-Grbariq kishte shkruar se ishte prekur nga ky takim dhe tregimi i Pashkut për jetën e vështirë që bën ai me tre vëllezërit dhe katër motrat.
Të mërkurën, Pashku i vogël u ul pranë Thaçit. Ai i tregoi presidentit të Kosovës se e do shumë futbollin.
“E takova Ronaldon e ardhshëm të Kosovës”, u shpreh Thaçi me këtë rast. “Kroatët e Janjevës janë pjesë e historisë, por edhe pjesë e ardhmërisë së Kosovës”. /Indeksonline/