Dëmtimi i mesfushorit të Evertonit, Andre Gomes, ka bërë bujë në media ditëve të fundit.
Lojtari pësoi dëmtim të tmerrshëm në ndeshjen Everton – Tottenham, ku e lëshoi menjëherë fushën për të shkuar në spital.
Operimi u krye të hënën, ndërsa sot lojtari e ka lëshuar spitalin për të vazhduar me rehabilitim në shtëpi dhe nën përkujdesje të stafit mjekësor të klubit.
“Pas një operacioni të suksesshëm dje (e hënë), André Gomes tani është liruar nga spitali dhe do të vazhdojë rehabilitimin e tij nën kujdesin e ekipit tonë mjekësor”, thuhet në komunikatën e klubit.
Lojtari pritet të mungojë nga 12 deri në 24 muaj, varësisht nga mënyra e rikuperimit.
Heung Ming Song ishte ndëshkuar me karton të kuq për ndërhyrjen ndaj tij. /Telegrafi/