Pas një pauze të gjatë në muzikë këngëtarja e mirënjohur, Enca Haxhia ka paralajëmruar rikthimin.
Përmes një postim që ka bërë në llogarinë e saj zyrtar në Instagram, këngëtarja nga Shqipëria ka njoftuar se është në përgatitje të projekteve të reja.
E lumtur për këtë, Enca postoi fotografi nga studio muzikore duke ua dhënë fansave lajmin për këngët e reja që me sa duket do të vijnë së shpejti.
“Më në fund një lajm i bukur, muzika e re së shpejti”, ka shkruar Enca në mbishkrimin e postimit duke njoftuar gjithashtu se projektet e reja po regjistrohen në Prishtinë.
Kujtojmë që kënga e saj e fundit është ajo em titullin “Suavele” që e lansoi në korrik të vitit 2021.
Ndërkohë, Enca ndonëse larg muzikës u ka qëndruar fansave pranë me imazhe e ndryshme provokuese që sjell në rrjete sociale. /Telegrafi/