Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka arritur ditën e sotme (e martë) në Prishtinë.
Kjo pasi të enjten (25 korrik) pritet të performojë për herë të parë në Sunny Hill Festival.
Me të mbërritur në Kosovë, ajo shihet se është takuar me stilistin e njohur Valdrin Sahiti.
Kreatori shqiptar nuk ka dyshim se do të përkujdeset për dukjet e biondes në festival.
Krijuesja e hitit “Chase it” mezi po priste që të vinte në Kosovë dhe u shpreh e lumtur pasi u mësua për pjesëmarrjen në Sunny Hill.
Veç Bebes, në Sunny Hill do të ketë edhe emra të tjerë të famshëm si: DJ Snake, Burna Boy, Black Coffe, Stormzy etj.
Festivali sivjet do të ketë një lokacion të ri, në Bernicë, gjersa do të jetë plot katër netë. /Telegrafi/