Telegrafi

Pas Estevao Willian, Chelsea kompleton transferimin e një tjetër futbollisti brazilian

Adoleshenti brazilian Gabriel Mec ka siguruar transferimin tek Chelsea, pasi ‘Blutë e Londrës’ pritet të paguajnë 20.5 milionë euro për kartonin e tij.

Klubi londinez nuk ishte i kënaqur vetëm me blerjen e Estevao Willian, andaj e panë të arsyeshme që të shpenzojnë edhe për bashkëkombasin e tij, një mesfushor ofanziv i cili ende nuk ka bërë debutimin në futbollin profesionist.

Reprezentuesi i Brazilit U20 pritet që të mbetet pjesë e Gremios deri në vitin 2026, atëherë kur mbush 18 vjet.

Mec është talenti i fundit i ri që i bashkohet Chelseat, teksa ata po synojnë që të ndërtojnë një ekip për të ardhmen dhe të investojnë në lojtarë që pritet të rriten dhe të zhvillohen në vitet në vazhdim.

Çmimi që kanë paguar për këtë lojtar është një tregues se sa të larta janë pritshmëritë e tyre për atë lojtar.

Sidoqoftë, teksa ata po vazhdojnë me transferime të reja, Chelsea do ta humbasë një prej mesfushorëve të tyre me eksperiencë, Conor Gallagher.

Sipas raportimeve të fundit, 24-vjeçari pritet që të udhëtojë së shpejti në Spanjë për të kompletuar kalimin tek Atletico Madridi./Telegrafi/