Mbrojtësi i Borussia Dortmundit, Mats Hummels do të largohet nga klubi pasi Edin Terzic dha dorëheqjen si trajner, megjithëse ai pritej të qëndronte pas ndarjes me trajnerin gjerman me prejardhje boshnjake.
Hummels ishte në një konflikt të hapur me Terzicin, duke kritikuar taktikat e tij, madje vendosi një ultimatum dhe tha se do ta zgjaste kontratën në skadencë vetëm nëse trajneri boshnjak do të largohej.
E ndërsa informacionet se Terzic kishte dorëzuar dorëheqjen, të cilën drejtuesit e klubit e pranuan, erdhën si rrufe në qiell, mediat gjermane bënë të ditur edhe se Hummels tashmë është një ish-lojtar.
Përkatësisht, Borussia vendosi të mos e vazhdojë bashkëpunimin me mbrojtësin me përvojë dhe t’i ofroi atij një kontratë të re.
🚨🟡⚫️ Mats Hummels, still expected to leave BVB as free agent this summer despite Edin Terzić exit.
He’s gonna assess all his option in the next days with priority to European clubs.
⛔️ Hummels has already rejected an approach from Saudi Pro League, NO plans to play there. pic.twitter.com/Sf6lF4I5To
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 13, 2024
Ky do të jetë largimi i tij i dytë nga Dortmundi, pasi u largua gjithashtu në vitin 2016 kur u transferua te Bayern Munich pas tetë vitesh në klub, përpara se të kthehej në vitin 2019.
Hummels është i interesuar të vazhdojë karrierën e tij jashtë vendit dhe gjigantët e Serie A, Roma dhe AC Milan kanë shfaqur interes për 35-vjeçarin. /Telegrafi/