Telegrafi

Pas daljes nga Big Brother, Monika Salihu: Nuk isha për atë lojë

Foto: Screenshot/YouTube

Monika Salihu ka qenë banorja e fundit që u largua nga shtëpia më e famshme në Kosovë, Big Brother VIP.

Ajo ka qenë së fundmi e ftuar në “Big Talk” me Mbresa Hajrullahun, ku ka folur për lojën e saj brenda.

Këngëtarja thekson se kishte qenë në një pozitë të mirë pasi ka marrë shumë reagime pozitive nga publiku pas daljes.

Foto: Screenshot/YouTube

“Kam pasur shumë debate, asnjëherë nuk kam qenë e rreptë dhe nuk kam ofenduar njerëzit, nuk ofendoj njerëzit as jashtë. E kam parë pak veten në ekran këto dy ditë, kamë bërë goxha hajgare me banorë, sidomos me Edonën, kam bërë muhabete me Shqipen, Ledin, Brikendën dhe Edonën”, u shpreh ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Monika Salihu

Salihu tutje shtoi: “E vetmja është që ka thënë për mua Brikenda se me sheh në finale, e përshëndes shumë. Gjithmonë shkoj me ekuilibër shkova dy hapa para, një hap mbrapa. Monikës nuk i ka munguar asgjë, kam thënë se për këtë lojë nuk kam qenë. Nuk i kam konvenuar kësaj loje, por publikut i kam konvenuar shumë”.

Foto: Screenshot/YouTube

Përkundër kësaj, Monika edhe brenda e ka shprehur që dëshiron të mos dalë nga vetja.

Ajo ka tentuar që ta mbajë karakterin e saj dhe të mos përfshihet në sherre e polemika me konkurrentët e tjerë. /Telegrafi/