Interi konfirmoi se Alessandro Bastoni ka ndrydhur kyçin e këmbës së djathtë dhe italiani mund të humbasë ndeshjen e Ligës së Kampionëve me Liverpoolin javën e ardhshme.
Bastoni u detyrua të dilte nga fusha në pjesën e parë të fitores 2-0 të Interit kundër Romës mbrëmë (e mërkurë) dhe Interi ka konfirmuar se 22-vjeçari pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës.
“Alessandro Bastoni u detyrua të largohej në fitoren 2-0 të Interit ndaj Romës dhe këtë mëngjes iu nënshtrua testeve të cilat kanë konfirmuar se ai ka ndrydhur kyçin e këmbës së djathtë”, thuhet në deklaratën e Nerazzurrëve.
🏥 | REPORT
Le condizioni di Alessandro Bastoni 👇https://t.co/6lAhJ3dAo1
— Inter ⭐⭐ (@Inter) February 9, 2022
Forma dhe situata e kyçit të këmbës së lojtarit do të rivlerësohet në ditët në vijim.
Bastoni u dënua me dy ndeshje në Serie A, kështu që ai do të humbiste gjithsesi ndeshjen e ardhshme kundër Napolit në Stadio Maradona.
Sidoqoftë, Nerazzurrët kanë një tjetër përplasje vendimtare kundër Liverpoolit javën e ardhshme dhe ka dyshime nëse Bastoni mund të jetë i gatshëm për ndeshjen hapëse të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve në Giuseppe Meazza më 16 shkurt.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Bastoni tashmë ka filluar rikuperimin e tij, por ai do të luajë kundër Liverpool javën e ardhshme vetëm nëse është 100 për qind i aftë.
Nerazzurrët do të jenë pa të pezulluarin Nicolo Barella në të dyja ndeshjet ndaj Reds. Në dhjetor, ish-ylli i Cagliarit iu dha një karton i kuq direkt në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve kundër Real Madridit. /Telegrafi/