Site icon Telegrafi

Parulla ‘Vdekje për Shqiptarët’ në Serbi, pas vrasjes së Oliver Ivanoviq (Foto)

Pas vrasjes së liderit serb, Oliver Ivanoviq, kanë filluar kërcënimet ndaj shqiptarëve në Serbi.

Sëfundi në murin e një furre të bukës në pronësi të një shqiptari në Crvenkë, shihen grafite që përmbajnë mesazhe kërcënuese, si shenjë hakmarrje për vrasjen e Oliver Ivanoviq, përcjell Telegrafi.

“Gjak për gjak- Oliver” dhe “Vdekje shqiptarëve” është përmbajtja e dy grafiteve që janë shkruar në muret e kësaj shtëpie.

Lidhur me këtë ka reaguar Lidhja e Social Demokratëve të Vojvodinës, të cilën dënuan urrejtjen që po shfaqet ndaj shqiptarëve në këtë mënyrë.

Kujtojmë se edhe dje në Manastir, pati parulla të ngjashme me përmbajtje të urrejtjes nacionale e raciste./Telegrafi

 

Exit mobile version