Komisioni Shtetëror Zgjedhor e ka publikuar kalendarin e aktiviteteve zgjedhore ku shihet se si do të rrjedh i gjithë procesi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në këtë kalendar shihet se partitë politike duhet t’i dorëzojnë listat deri më 11 nëntorë, pra edhe katër ditë të tëra.
Deri tani, listat i kanë dorëzuar Lidhja Social Demokrate e Maqedoni, Partia Demokratike Shqiptare, Partia Liberal Demokrate e Maqedonisë dhe Lëvizja për Reforma-PDSH./Telegrafi/