Partitë në pushtet të Italisë i kërkuan Sergio Mattarella-s të shtunën të vazhdojë si president për një mandat të dytë, pasi nuk arritën të gjenin një kandidat kompromisi në një javë votimesh shpeshherë të vështira në parlament.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Mattarella, 80 vjeç, e ka përjashtuar gjithmonë mundësinë e qëndrimit në detyrë dhe nuk ka bërë asnjë koment të menjëhershëm, por me rrezikun e stabilitetit politik të vendit, dukej shumë e pamundur që ai të ishte në gjendje t’i rezistonte presionit.
“Italianët nuk meritojnë më shumë ditë konfuzioni”, tha Matteo Salvini, kreu i partisë së Ligës së djathtë, duke i kërkuar Mattarellës “të bëjë një sakrificë” për të mirën e vendit.
Kryeministri italian, Mario Draghi, i cili nuk arriti të gjente ndonjë mbështetje për ambiciet e tij për këtë detyrë, i telefonoi Mattarella-s të shtunën dhe gjithashtu i kërkoi atij të qëndronte, tha një burim politik.
Është hera e dytë radhazi që i kërkohet një Presidenti të rinovojë mandatin e tij shtatëvjeçar. /Telegrafi/