Partia Liberale i bëri thirrje kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov, që të mos e vonojë dhënien e mandatit për Zoran Zaevin, si përfaqësues i shumicës së caktuar parlamentare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga kjo parti thonë se procesi politik duhet të vazhdojë patjetër, edhe nëse Ivanovi nuk e jep mandatin.
Kjo parti konsideron se me mosdhënien e mandatit, Ivanovi mundëson qeverisjen e një qeverie që nuk ka mandat, e as shumicë parlamentare, duke theksuar se mosdhënia e mandatit ndaj shumicës në Kuvend paraqet diktaturë.
Liberalët kërkojnë që shumica të krijojë qeveri, nëse Ivanovi nuk do ta jep mandatin./Telegrafi/