Nëse dikush di si të tërheqë vëmendjen, ajo është Paris Hilton
Trashëgimtarja e pasur Paris Hilton (41) zgjodhi një veshje me ngjyra neoni për një natë me miket e saj në Santa Monica.
Ajo ka shkuar në festë me mikeshat e saj dhe për këtë rast ka zgjedhur një fustan jeshil neoni me fije, ndërsa kurorëzimin e stilizimit të saj e kanë bërë këpucët në të njëjtën ngjyrë.
Në dorë mbante një pallto leshi dhe një çantë po ashtu të kësaj ngjyre që binte në sy dhe vështrimin e saj dramatik e theksoi me syze dielli në ngjyrë jeshile, transmeton Telegrafi.
Flokët e saj të gjata bionde i ka lënë të bien lirshëm dhe gjithçka është shoqëruar me grim të moderuar.
Parisit i pëlqen normalisht të eksperimentojë kur bëhet fjalë për modën, gjë që e bëri edhe këtë herë. Ajo ishte në gjendje të vinte me një tjetër kombinim të pazakontë.
/Telegrafi/