Site icon Telegrafi

Parashikohet se kush do ta fitojë Ligën e Kampionëve në këtë edicion – shanset në përqindje

Një super kompjuter ka parashikuar fituesin e Ligës së Kampionëve të këtij sezoni dhe është një lajm i keq për tifozët e Chelseat.

Manchester City dhe Chelsea janë dy përfaqësuesit e mbetur të Ligës Premier pasi Liverpooli dhe Tottenham u eliminuan në të tetën e finales.

Dhe City i Pep Guardiolas është parashikuar të shkojë deri në fund dhe të ngrejë trofeun në Stamboll më 10 qershor, pas shortit emocionues të së premtes në çerekfinale.

Lexo po ashtu Dyshime të forta se shorti i Ligës së Kampionëve u manipulua

Nga ana tjetër, shanset nuk janë në favor të Chelseat.

Skuadrës së Graham Potter i janë dhënë vetëm pesë për qind shanse për të fituar turneun nga FiveThirtyEight.

Vetëm Milanit i është dhënë një shans më i ulët për të fituar trofeun sesa skuadrës londineze, me këta të fundit që përballen me Real Madridin në çerekfinale.

Lexo po ashtu Ancelotti ka paralajmëruar lojtarët e Real Madridi ditë më parë për Chelsean

Edhe nëse kalojnë Los Blancos, skuadra e Stamford Bridge do të përballet me fituesit e duelit mes Manchester Cityt dhe Bayern Munichut në gjysmëfinale.

City nuk e ka fituar ende trofeun me veshë të gjatë, derisa më së afërti kanë qenë në vitin 2021, kur ishin mposhtur në finale nga Blutë. /Telegrafi/

Exit mobile version